Shqipëria mund Turqinë në miqësore në Antali

Antali, 13 nëntor 2017 (MIA) - Kombëtarja shqiptare e fudbollit sot zhvilloi ndeshje miqësore me Turqinë në Antali, me ç'rast shënoi fitore me rezultatin 3:2.
Kombëtarja e drejtuar nga Kristian Panuçi e nisi mjaftë mirë takimin duke rrezikuar portën dhe duke luajtur në sulm që nga fillimi.
Shqipëria gjeti golin në minutën e 24-të me Armando Sadikun. Ishte Odise Roshi ai që kreu punën dhe harkoi bukur për të, ndërsa Sadiku me një goditje të fort mposhti portierin Babaxhan.

Shqipëria e dyfishon epërsinë në minutën e 39-të, kur në zonë harkon Roshi, ndërsa me kokë shënon sërish Sadiku.
Pas golit të dytë kuqezinjtë mbetën me një lojtar më pak pasi Ledian Memushaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa me të filluar pjesa e dytë turqit gjetën golin. Ishte Cengiz Under që shënoi nga afërsia për 2-1.
Por Shqipëria nuk hezitoi të përgjigjet. Sadiku pranoi një top në zonë, u pengua nga mbrojtësit, por topi erdhi te Grezda i cili me një goditje precize me kthim shënoi për 3:1.
Turqit u kthyen sërish në lojë pasi Emre Akbaba e gjeti rrjetin pas një aksioni të bukur.
Kështu Shqipëria shënoi fitore të madhe kundër një kundërshtari mjaftë cilësor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail