Danimarka skuadra e fundit evropiane që u klasifikua në Kampionatin Botëror (video)

Dublin, 15 nëntor 2017 (MIA) - Danimarka fitoi ndaj Republikës së Irlandës me rezultat të bindshëm 5:1 në revanshin nga barazhi për Mundialin 2018 dhe u bë pjesëmarrësja e 30-të e tubimit futbollistik planetar në Rusi.

Danezët mbrëmë në Dublin, të kryesuar nga Kristian Eriksen, më lehtë nga pritjet, siguruan pjesëmarrje në Kampionatin botëror, Në takimin e parë në Kopenhagë rezultati ishte 0:0.
Irlandezët filluan me epërsi në minutën e 6-të me golin e Shon Dadii dhe kjo ishte e tëra që bënë në këtë ndeshje. Pasoi kanonadë ndaj portës së tyre. Fillimisht Andreas Kristensen në minutën e 29-të barazoi, e më pas Eriksen shënoi tre herë ( në minutat 32, 63 dhe 74). Rezultatin përfundimtar e vendosi Niklis Bentner në minutën e 90-të.
Sot do të dihet udhëtari i parafundit në Mundialin në Rusi. Prej orës 10 luajnë Australia - Hondurasi (0:0 ndeshja e parë).
Pjesëmarrësi i fundit në kampionat do të dihet sonte pas mesnate pas takimit Peru - Zelanda e Re (0:0 ndeshja e parë).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail