Conte: Lehtë të harrosh se kemi filluar pa Hazardin

Londër, 19 nëntor 2017 (MIA) - Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, pas fitores së ekipit kundër West Bromwich Albion me rezultatin 4:0, tha se është i lumtur për shkak të kthimit të Hazardit në formën e tij më të mirë.
Ai shtoi se menaxheri i WBA-së Toni Poulis është menaxher i mirë dhe se çdoherë është vështirë të luhet kundër ekipeve të tij.
"Poulis është me të vërtetë trajner i mirë, me përvojë të madhe. Ai ka qenë trajner i shumë ekipeve dhe çdoherë është vështirë të luash kundër tyre", tha Conte.
Ai shtoi se në fund po del se ndeshja ka qenë e lehtë, por nuk ka qenë ashtu.
"Prej fillimit të sezonit jemi nën presion të madh, pa marrë parasysh se çka thotë Poulis. Secili ekip është nën presion", tha Conte.
Në ndeshjen e djeshme dy gola i shënoi Eden Hazard, i cili nuk ka qenë në ekip nga fillimi i sezonit.
"Morata dhe Hazard po bashkëpunojnë shkëlqyeshëm, janë në formë të mirë...Tani është lehtë të harrohet se sezonin e kemi filluar pa Hazardin", tha Conte.
Chelsea gjendet në pozitën e tretë në tabelë me 25 pikë të fituara, nëntë më pak se Manchester City dhe një pikë më pak se Manchester United.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail