Fitore e Skënderbeut kundër gjigantit ukrainas, Dinamo Kiev

Korçë, 24 nëntor 2017 (MIA) - Ekipi i Skënderbeut nga Korça shënoi fitoren e parë në kuadër të Ligës së Evropës, duke mposhtur Dinamon nga Kievi me rezultatin 3:2.
Të parët që shënuan ishin mysafirët nëpërmjet mesfushorit ofensiv Tsygankov, në minutën e 16-të, pas asistimit nga Morozyuk.
Por, epërsia e ekipit ukrainas zgjati vetëm 60 sekonda, pasi Skënderbeu arriti të barazonte rezultatin.
Gjergji Muzaka asistoi tek Sabien Lilaj, i cili me një goditje të fuqishme nga rreth 25 metra, shënoi dhe barazoi rezultatin në 1:1.
Me rezultatin 1:1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Por, pjesa e dytë për korçarët nisi edhe më mirë, pasi arritën të shënonin vetëm pas shtatë minutave lojë.
Gledi Mici harkoi për mrekulli në zonë ndërsa Sowe asistoi me kokë tek James, i cili shënoi nga afërsia për 2:1.
Vetëm katër minuta më vonë, klubi bardh e kuq shënoi edhe golin e tretë në këtë sfidë.
Enis Gavazaj asistoi bukur tek Ali Sowe, i cili pasi kaloi edhe portierin mysafir shënoi për 3:1.
Ndërkohë, golin e dytë për mysafirët e shënoi zëvendësuesi Rusyn në minutën e fundit.
Fitorja e parë Skënderbeun e ka ngritur në pozitën e tretë në Grupin B, me pesë pikë të tubuara pas pesë ndeshjeve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail