Romela Begaj shpallet kampione bote në SHBA

Tiranë, 3 dhjetor 2017 (MIA) - Shtangistja shqiptare 31-vjeçare Romela Begaj ka shkruan historinë në Botërorin e Peshëngritjes, duke fituar dy medalje në turneun që po zhvillohet në Anaheim të Shtetet e Bashkuara në Amerikës.

Shqipëriam njofton ATSH kishte 45 vite që nuk fitonte një medalje ari në një Botëror.

Në kategorinë deri 69 kg, shtangistja kuqezi fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes, duke i realizuar të trija provat me peshën përfundimtare 107 kg, ndërsa në shtytje ishte e pesta me 128 kg.
Në dygarësh me 235 kg, u rendit e dyta në botë, duke fituar medaljen e argjendtë.
Një rezultat i pabesueshëm për 31-vjeçaren shqiptare që shënoi emrin me gërma të arta në historinë e peshëngritjes shqiptare si e vetmja që i ka dhuruar vendit medaljen e artë në Botëror.

Gara e Begajt në stilin e shkëputjes ishte perfekte. Në provën e parë ngriti 103 kg, më pas shtoi 2 kg në shtangën e saj, duke e realizuar me sukses provën e dytë, ndërsa në të tretën provoi 107 kg, për të siguruar medaljen e artë, me 1 kg më shumë se rivalja kolumbiane.

Më të njëjtin strategji nisi provën e saj edhe në dygarësh. Edhe pse fillimisht kishte deklaruar 130 kg, në tentativën e parë e uli në 125 kg, duke e realizuar me sukses. Në provën e dytë Begaj bëri mrekullinë duke ngritur 128 kg, por u pa qartë se problemi fizik që shfaqi në fund të provës së parë ishte rënduar. Tentoi 131 kg në provën përmbyllëse, por nuk ia doli. Pavarësisht se nuk ishte e saktë në të trija provat në shtytje, gara e Romelaj Begajt ishte e mrekullueshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail