FIFA i publikon çmimet e biletave për Botërorin në Rusi

Cyrih, 5 dhjetor 2017 (MIA) - Asociacioni botëror i futbollit i publikoi çmimet e biletave për Botërorin që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Rusi.
Sa i përket hapjes së Kampionatit botëror në "Luzhniki" në Moskë, bileta më e shtrenjtë do të kushtojë 2.300 euro. Për ata të cilët dëshirojnë ta ndjekin ceremoninë e hapjes, ndërsa më pas edhe ndeshjen, bileta më e lirë do të kushtojë 223 euro.
Në fazën e grupeve, biletat do të jenë më të lira. Bileta për vendet më të mira në stadium do të kushtojë 880 euro, ndërsa më e lira vetëm 89 euro. Për gjysmëfinalen biletat do të jenë shumë më të shtrenjta. Bileta më e shtrenjtë është 3.100 euro, ndërsa më e lira është 312 euro.
Dhe në fund, për ndeshjen finale të Kampionatit botëror që do të luhet në "Luzhniki" ku edhe do të mbahet ceremonia e mbylljes së Botërorit, bileta më e shtrenjtë është 4.600 euro, ndërsa më e lira mund të blihet për më pak se 500 euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail