Mbrëmë u luajtën tetë ndeshjet e para të xhiros së fundit në Ligën e kampionëve

Shkup, 6 dhjetor 2017 (MIA) - Mbrëmë u luajtën ndeshjet e fundit në grupet A, B, C dhe D. Tani ekipet kalojnë në fazën me eliminim direkt.
Roma ishte surpriza e grupit C, pasi Çelsi u ndal me barazim me Atletikon e Madridit, ndërsa italianët fituan ndaj Karabagut dhe i zunë vendin e parë. Të dyja ekipet e mbyllën me nga 11 pikë në renditje, por fitorja në ndeshje direkte, bëri që ekipi i Di Françeskos të linte pas Antonio Konten. Vetëm vendi i tretë për Atletikon e Madridit, që tashmë kalon në Europa Ligë.
Në grupin A, Mançester Junajted doli në vendin e parë, me 15 pikë. Ekipi surpizë i Taulant Xhakës, Bazeli, zuri vendin e dytë, me 12 pikë.
Grupi B ishte i ekuilibruar, me PSG dhe Bajernin e Mynihut që e mbyllën të dyja me nga 15 pikë, por golavarazhi më i mirë i parizienëve në ndeshje direkte, bëri që ekipi i Unai Emeri të zinte vendin e parë.
Barcelona dhe Juventusi, janë ekipet e kualifikuara nga grupi D. Katalanasit e mbyllën në vendin e parë me 14 pikë, ndërsa bardhezinjtë falë edhe fitores në transfertë me Olimpiakosin, hipotekuan vendin e dytë, transmeton Panorama sport.
Sonte luhen edhe ndeshjet e xhiros së fundit në grupet E, F, G dhe H.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail