Blater dhe Murinjo personalitetet më të urryera në futboll

Londër, 6 dhjetor 2017 (MIA) - Ish-kryetari i FIFA-s, Sep Blater dhe trajneri portugez, Zhoze Murinjo e kryesojnë listën prej 50 njerëzve më të urryer në futboll sipas zgjedhjes së magazinës "Four Four Two".
Në mesin e dhjetë të parëve janë portieri gjerman, Toni Shumaher (Harald Anton Shumaher), ish-kryetari i UEFA-së, Mishel Platini, gazetari sportiv Riçard kejs, Kristiano Ronaldo, ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luçiano Moxhi, futbollisti nga Senegali, El Haxhi Diuf, pronari i MK Dons Pit Vinkelmen dhe ish-kapiteni i Anglisë, Xhon Teri.
Secili nominim ka edhe një sqarim të shkurtë humoristik. Për Blater shkruajtën: Para katër viteve, studentëve të Oksfordit u ka thënë - E di se mendoni që FIFA është makineri e pashpirt e cila shtyp para në llogari të futbollit dhe se çdo ditë shkoj i buzëqeshur kur e shoh llogarinë time bankare. Jo, tërësisht keni gabuar.
Murinjon e kanë përshkruar si "njeri i cili jeton nga zënkat dhe jeton me maksimën - nuk jam i kënaqur kur fitoj, jam i lumtur kur të tjerët humbin.
Shumaher, i cili në KB 1982 e goditi në mënyrë "të përgjakshme" Patrrik Batiston, e cilësuan si njeri i cili në anketën e një gazete parisiene fitoi para Hitlerit. Pasi që Batistoni i pafat mbeti pas atij starti pa disa dhëmbë, Shumaher deklaroi: Nëse kjo është e tëra, unë do t'ia paguaj plumbimet.
Për Ronaldon shkruan - Tërë karrierën zhvillon dy beteja - njërën kundër Mesit dhe tjetrën me perceptimin e opinionit për veten. "Ronaldo është aq narcisoid, i dashuruar në veten dhe sipas të gjitha gjasave është tmerrësisht i pakënaqur kur në stadiumin në të cilin luan nuk ka ekran të madh. Mbahet mend festimi i tij në fitoren e Realit në Ligën e kampionëve, për të cilën aspak nuk ishte meritor apo kur mu gjatë festimit, gjatë fitores portugeze në kampionatin evropian ndaloi, sepse e pa veten në ekranin e madh", është shkruar në sqarim.
Në mesin e 40 të tjerëve janë edhe Bernar Tapi, Maradona, Luis Suarez, Diego Kosta, Eshli Kol, Roman Abramoviç, Silvio Berluskoni, Pepe, Serhio Ramos...



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail