Interi ekipi i vetëm i pamposhtur në Evropë këtë sezon

Milano, 10 dhjetor 2017 (MIA) - Interi është i vetmi ekip në Evropë pa asnjë humbje këtë sezon.
Nga 16 ndeshjet e zhvilluara, Nerazzurët janë i vetmi ekip në Evropë që mbetet pa humbje, përkundër një derbi mjaft të vështirë të zhvilluar ndaj Juventusit në Allianz Stadium, transmeton Telegrafi.
Nerazzurët në këtë duel të luftuar pa gola mbetën pa pësuar humbje, e kështu janë skuadra e vetme pa humbje në të gjitha garat.
Nga 16 ndeshje, Nerazzurët s'kanë humbje, kurse City nga 23 ndeshje ka një humbje (ndaj Shakhtarit). Humbje ka edhe Atletico Madridi nga 21 ndeshje të zhvilluara, Valencia një humbje, kurse Barcelona e PSG kanë nga dy humbje në të gjitha garat.
Kështu, kjo është ecuria më e mirë ndër vite nga Interi, që ka kaluar nëpër një periudhë të gjatë tranzicioni.
Interi mbetet në vendin e parë në Serie A me dy pikë më shumë se Juventusi dhe Napoli (me një ndeshje më pak të zhvilluar).
Golashënuesi më i mirë këtë sezon është Mauro Icardi me 16 gola të shënuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail