Mesi asnjëherë nuk ka shënuar gol kundër Çelsit

Londër, 11 dhjetor 2017 (MIA) - Fudbollisti më i mirë i Barcelonës, Lionel Mesi asnjëherë deri tani nuk ka shënuar gol në ndeshjet me Çelsin.
Pas shortit të sotëm për një të tetën e finales në Ligën e kampionëve, i cili e solli duelin e kampionit anglez Çelsi me Barcelonën, mediat në ishull vlerësojnë se ekipi katalonjas edhe nuk është kundërshtar aq i vështirë për "blutë" e Londrës, duke potencuar se lojtari më i mirë i tyre Mesi asnjëherë nuk ka shënuar gol në ndeshjet me Çelsin.
Mesi ka luajtur tetë ndeshje kundër Çelsit, por asnjë nga 29 tentimet e tij (goditje në gol) nuk e ka qëlluar cakun, pra ky është rekordi më i keq i argjentisati kundër cilit do ekip në karrierën e tij, theksojnë mediat në Angli.
Deri tani dy ekipet kanë luajtur 12 ndeshje në Ligën e kampionëve, me ç'rast ekipi anglez ka katër fitore, Barcelona tre, ndërsa pesë ndeshje kanë përfunduar pa fitues.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail