Guardiola: Aguero vetë do të vendosë se ku do ta vazhdojë karrierën

Mançester, 25 dhjetor 2017 (MIA) - Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, deklaroi se Serhio Aguero është legjendë dhe se argjentinasi vetë do të vendosë për ardhmërinë e tij.
Kjo deklaratë e Vengerit vjen pas spekulimeve gjithnjë e më të shpeshta se argjentinasi është jashtë planeve të menaxherit dhe se mund ta braktisë Mançesterin gjatë verës.
Sulmuesi 29-vjeçar mbeti në bankën për rezerva në derbin e qytetit në Junajted, ndërsa në ndeshjen kundër Totenhemit fundjavën e kaluar u zëvendësua me ç'rast tregoi pakënaqësi me hedhjen e dorezës në tokë.
"Unë i kuptoj lojtarët kur ata zëvendësohen ose kur nuk luajnë. Ata janë të mllefosur dhe brengosur. Nëse nuk janë të kënaqur me mua, nuk ka problem, më e rëndësishme është se respektohen njëri me tjetrin. Aguero është legjendë dhe vetë do të vendosë për ardhmërinë e tij", tha Guardiola.
Mançester Siti të mërkurën merr pjesë në Njukasëll në xhiron e 20-të të Premier Ligës angleze.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail