Teknologjia VAR do të përdoret në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës EFL ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit

Londër, 8 janar 2018 (MIA) - Teknologjia VAR do të përdoret në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës EFL ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit, por jo edhe në ndeshjet gjysmëfinale ndërmjet Manchester Cityt dhe Bristol Cityt.
Po ashtu, kjo teknologji do të përdoret edhe në finalen, e cila do të luhet muajin e ardhshëm.
Ndeshja ndërmjet Brighton & Hove Albion dhe Crystal Palace që zhvillohet sot nga ora 20:45, do të shënojë herën e parë të përdorimit të VAR-it në një ndeshje zyrtare në Angli.
VAR mund të përdoret në katër situata që mund ta ndryshojnë ndeshjen: gola, vendimet për penallti, kartonët e kuq dhe rastet e gabimit të identitetit nga gjyqtari.
Kreu i gjyqtarëve në Angli, Mike Riley, tha se teknologjia nuk do të jetë asnjëherë qind për qind e përsosur.
Sipas tij, gjithmonë do të ketë debate duke qenë se është subjektive në gjëra të caktuara.
Që nga përdorimi në Kupën e Botës për Klube në dhjetor të vitit 2016, VAR-i është vendosur edhe në Kupën e Konfederatave të vitit 2017 dhe përdoret në garat vendore në Gjermani dhe Itali.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail