Fërshëllima për Realin, Zidan i kënaqur me arritjen

Madrid, 11 janar 2018 (MIA) - Futbollistët e Real Madridit me fërshëllima nga publiku u përcollën në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të duelit të mbrëmshëm me ekipin e ligës së dytë Numansia (2:2).
Reali i cili është kampion aktual evropian dhe spanjoll, arriti të klasifikohet në çerekfinalen e Kupës mbretërore, duke iu falënderuar fitores (3:0) në duelin e parë, ndërsa tifozët nuk kanë mundur të pajtohen me faktin se ekipi i tyre nuk shënoi fitore ndaj një ekipi të ligës së dytë në terrenin e vet.
Megjithatë, trajneri Zinedin Zidan, pas ndeshjes deklaroi se më e rëndësishmja është se Reali kalon në fazën tjetër dhe është i lumtur për këtë fakt.
"Nuk fituam, por shkojmë tutje dhe jam i lumtur për këtë, gjithashtu edhe lojtarët. Vetëm duhet të vazhdojmë të punojmë. Na duhen dy-tri fitore në seri që ta kthejmë vetëbesimin. Besoj në vete dhe në gjithë shtabin profesional", tha Zidan.
Ndeshjen e radhës Real Madridi do ta luaj të shtunën, përsëri në terrenin e vet në La Liga kundër Vilarealit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail