Konte pret luftë të vështirë për plasman në LK

Londër, 1 shkurt 2018 (MIA) - Menaxheri i Çelsit, Antonio Konte, pas humbjes së djeshme nga Bornmuth paralajmëroi luftë për vendin që siguron plasman në Ligën e kampionëve.
"Duhet të jemi realë dhe të themi që titulli për ne është i paaritshëm dhe se na pret detyrë e vështirë që të sigurojmë plasman në Ligën e kampionëve. Besoj se lojtarët e dinë këtë dhe se janë të gatshëm për sfidat e ardhshme. Absolutisht jam i kënaqur nga përkushtimi i tyre dhe do të theksoj se pozita e jonë do të ishte edhe më e keqe nëse fudbollistët nuk jepnin gjithçka prej vetes në terren", tha Konte.
Ai nuk frikohet nga pozita e tij në Çelsi edhe krahas spekulimeve se vendi i tij është i rrezikuar.
"Unë jam i përqëndruar te ekipi dhe ngritja e cilësisë. Nuk përqëndrohem në shkrime të ndryshme. Nëse dikush ka diçka të më thotë, di ku të më gjejë", tha Konte.
Çelsi pas xhiros së 25-të gjendet në vendin e 4-të, i fundit që siguron plasman në Ligën e kampionëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail