LOD 2018: Më shumë se 17.000 vullnetarë të gatshëm t'i përgjigjen detyrave

Pjongçang, 6 shkurt 2018 (MIA) - Pothuajse të gjithë 17.300 vullnetarët të cilët gjenden në provincën Gangvon, janë të gatshëm t'u dëshirojnë mirëseardhjen pjesëmarrësve të Lojërave Olimpike Dimërore në Pjongçang të cilat fillojnë të premten.
Vullnetarët janë të moshave, kombësive dhe rajoneve të ndryshme gjuhësore. Mosha mesatare e tyre është 26,4 vjeç, ndërsa marrëdhënia mes koreanëve dhe të huajve është 17:1. Të përfaqësuar janë nga 62 vende, ndërsa pjesa më e madhe e të huajve vijnë nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Rusia.
Vullnetarët kanë rol të rëndësishëm në Lojërat dhe shpesh herë thuhet se ata munden të kenë ndikim në suksesin ose mossuksesin e sportistëve. Shpesh herë gjenden në front dhe janë njerëzit e parë që takohen me sportistët, personat dhe shikuesit zyrtarë, duke u ndihmuar ta gjejnë rrugën, të sigurojnë informata ose vetëm t'i përshëndesin me buzëqeshje miqësore.
Ata do të mbulojnë 17 rajone funksionale, duke e përfshirë transportin, akomodimin, operacionet për vulën, përkthimin...
Të gjithë vullnetarët kaluan nëpër një trajnim bazë për rolet e tyre dhe morën më shumë njohuri për lojërat që t'u japin mjetet dhe njohuritë që u nevojiten që t'i realizojnë më së miri detyrat e tyre. Në uniformën e tyre karakteristike të kuqe dhe ngjyrë hiri, ata do të shihen në 188 lokacione të ndryshme, duke i përfshirë të gjitha vendet e Lojëra Olimpike dhe pikat kryesore transportuese.
Një e treta e tyre, pas përfundimit të Lojëra Olimpike Dimërore (9-25 shkurt) do të vazhdojnë të punojnë në Lojërat Paraolimpike Dimërore (9-18 mars), ku më shumë se 7.300 vullnetarë do të marrin role të ndryshme të nevojshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail