Konte: Barcelona është favorit në LK, por ka edhe dobësi

Londër, 19 shkurt 2018 (MIA) - Menaxheri i Çelsit, Antonio Konte deklaroi se futbollistët do të duhet të luajnë "ndeshje perfekte" kundër Barcelonës. Të dy ekipet do të takohen nesër në "Stamford Brixh" në ndeshje të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
"Nga njëra anë e dimë se do të luajmë kundër njërës prej ekipeve më të mira në botë, favorit për të fituar në këtë garë. Nga ana tjetër jemi të shqetësuar që kemi mundësi të luajmë në një ndeshje aq të madhe kundër një ekipi aq të madh dhe të vlerësojmë se në cilin nivel jemi në këtë moment", tha Konte në konferencën e rregullt për shtyp para ndeshjes.
"Që të fitojmë, duhet të luajmë ndeshje perfekte dhe të tentojmë t'i marrim vendimet më të mira. Ata janë të pabesueshlëm kur e mbajnë topin në këmbët e tyre, por kanë dobësi, kur nuk luajnë me të. Ne duhet ta shfrytëzojmë pikërisht atë", shtoi strategu italian.
Të dy ekipet për herë të fundit u takuan në Ligën e kampionëve në vitin 2012, në gjysmëfimale të Ligës së kampionëve, kur Çelzi fitoi me rezultat të përgjithshëm 3:2. Pastaj londinezët edhe e fituan trofeun.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail