Bufon paralajmëroi fund të karrierës

Torino, 9 mars 2018 (MIA) - Portieri dhe kapiteni i Juventusit, Xhanluixhi Bufon ka vendosur që në fund të sezonit të pensionohet nga futbolli, publikoi "Koriere dela Sera".
Një nga portierët më të mirë në histori së shpejti zyrtarisht do të publikojë se do të ndalojë aktivisht të luajë futboll në moshën 40-vjeçare.
Bufon nuk dëshiron që t'i zërë vendin portierëve të rinj si në klub ashtu edhe në kombëtaren e Italisë.
Gazeta thekson se Bufonit nuk i kanë pëlqyer deklaratat e fundit të bëra nga trajneri Luixhi Di Bjago, i cili tha se 40-vjeçari meriton një lamtumirë më të mirë sesa që ishte pjesë e ekipit të Azzurrëve që humbën ndaj Suedisë në “Play-Off-in” e Kupës së Botës.
Bufon mund të përfundojë sezonin me fitimin e kurorës së trefishtë, ndërsa Juve është ende në luftë për të fituar titullin në Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.
Gardiani italian ka mbrojtur për plot 20 vite në nivele të larta me Juventusin dhe Italinë, teksa nuk i mungojnë titujt individualë dhe ekiporë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail