Nejmari dëshiron të kthehet tek Barcelona

Madrid, 9 mars 2018 (MIA) - Ylli i PSG-së, Nejmar ka pranuar se ka bërë gabim kur para më pak se gjysmë viti ka vendosur ta braktisë Barcelonën dhe të transferohet në Paris.
Sipas "Mundo Deportivo", braziliani ka biseduar me miqtë e tij të "Kamp Nou", si dhe me njerëzit e udhëheqësisë së katalonasve dhe shprehu dëshirë që të kthehet.
Nejmari pranoi se ishte verbuar nga oferta financiare e PSG-së dhe përveç kësaj, ka gabuar me vlerësimin se duhet ta braktisë Barcelonën.
Sipas botimit spanjoll, bisedime janë zhvilluar para ndeshjeve me Real Madridin në Ligën e kampionëve dhe para lëndimit të Nejmarit.
Kthimi i brazilianit nuk është në rend dite në Barcelonë. Nejmari ende gjykohet me klubin për bonuese të papaguara në vlerë prej rreth 30 milionë eurosh.
Një gazetë tjetër e sportit në Spanjë - "AC", ndërkaq, ka pohuar se pronarët e PSG-së ka vendosur çmim prej 400 milionë eurove për Nejmarin.
Gazeta shton se që para disa javësh njerëz të afërt me klubin "mbretëror" kanë biseduar me babain e Nejmarit për të kuptuar se nëse braziliani është i gatshëm të kalojë në "Santiago Bernabeu" këtë verë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail