SEHA: Vardari pa probleme fitoi ndeshjen me Vojvodinën

Novi Sad, 10 mars 2018 (MIA) - Vardari realizoi fitore prej 36:32 ndaj Vojvodinës dhe e arsyetoi rolin favorizues në ndeshjen e fundit si mysafir në ligën rajonale SEHA për këtë sezon.
Trajneri Raul Gonzales edhe në këtë ndeshje i la të pushojnë një pjesë të hendbollistëve, ndërsa Vardari luajti pa Arpad Shterbik, Rozherio Moraesh dhe Ivan Çupiq.
Vardari në fillim ishte në epërsi me 3:1, ndërsa pastaj mbajtën epërsinë prej tre golave, e cila në pjesën e dytë u rrit në 12:17.
Nikoqirët e hapën pjesën e dytë me seri prej 5:1 pas së cilës sërish erdhën vetëm në një shënim negativ (18:19). Vardari në mënyrë të vazhdueshme e mbante nën kontroll lojën dhe u shkëput në një distancë të sigurt (19:23) dhe pa shumë emocione arrit deri në një fitore të re.
Vardari gjendet në krye të tabelës pa humbje me 17 ndeshje të luajtur, prej të cilave 16 janë fitore dhe një barazim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail