Sauthempton e shkarkoi Pelegrinon

Londër, 13 mars 2018 (MIA) - Klubi i Sauthempton ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Maurisio Pelegrino.
Edhe asistenti Karlos Kompanjuçi dhe asistenti i parë Ksavier Tamarit, po ashtu kanë ndarë rrugët me klubin.
"Klubi dëshiron t’i falënderojë Maurision, Karlosin dhe Ksavierin për punën e tyre që kanë bërë te Sauthemptoni, duke iu uruar shumë fat në të ardhmen”.
"Klubi është duke punuar që ta sjell sa më parë trajnerin e ri", thuhet në njoftimin e klubit.
Sauthempton ka 28 pikë në Ligën Premier.
Klubi i njohur rrezikon rënien pasi që është në pozitën e 17 me vetëm një pikë më shumë se Stoke dhe Kristal Pallas.
Klubi e shkarkoi Pelegrinon pas humbjes turpëruese (3:0) me Njukastëll Junajtet.
Pritet që në 38 orët e ardhshme të bëhet i ditur trashëgimtari i Pelegrinos në karrigen e Sauthepton.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail