Sevilja e eliminoi Mançester Junajted, Roma më e mirë se Shahtjori

Mançester, 14 mars 2018 (MIA) - Sevilja e bëri befasinë më të madhe në këtë fazë të ndeshjeve në Ligën e kampionëve dhe e eliminoi Mançester Junajtedin e favorizuar.
Mysafirët në ndeshjen kthyese në Old Traford fituan me rezultat 2:1 (ndeshja e parë përfundoi pa gola) dhe krejtësisht me meritë janë mes tetë ekipeve më të mira në Evropë, për herë të parë pas 60 viteve.
Sevilja e ka pasur kontrollin ndaj topit në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe ka pasur më shumë raste për shënim.
Hero i spanjolëve ishte sulmuesi Ben Jeder, i cili hyri në lojë në minutën e 72-të dhe vetëm dy minuta më vonë e shënoi golin e parë. Ai e shënoi edhe golin e dytë në minutën e 78-të, ndërsa për Junajted golin e nderit e shënoi Lukaku.
Në ndeshjen e dytë të 1/8 të finales, Roma me fiture minimale si nikoqir kundër Shahtjorit e siguroi vendin në fazën e ardhshme.
Romakët me golin e Xhekos fituan me rezultatin 1:0, edhe pse në ndeshjen e parë në Ukrainë janë mundur me rezultatin 2:1. Falë golit të shënuar si mysafir, Roma gjendet mes tetë ekipeve më të mira në Evropë.
Sonte luhen ndeshjet e fundit në këtë fazë. Barcelona e pret ekipin e Çelsit në Kamp Nou. Rezultati nga ndeshja e parë ishte 1:1, ndërsa Bajerni i Munihut në Stamboll luan kundër Beshiktashit. Kjo ndeshje duket se është formalitet, pasi gjermanët në ndeshjen e parë fituan bindshëm me rezultatin 5:0.
Shorti për fazën e çerekfinales do të mbahet të premten.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail