Qeveria e Serbisë ndalon ndeshjen në hendboll mes Serbisë dhe Kosovës

Beograd, 23 mars 2018 (MIA) - Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që ta ndalojë zhvillimin e ndeshjes së femrave në kategorinë e junioreve në hendboll ndërmjet kombëtares së Serbisë dhe asaj të Kosovës, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror.
Kështu ka bërë të ditur mediumi serb B92.
Ky vendim është marrë pasi që tifozët huliganë serbë të Cërvena Zvezdës kishin paralajmëruar ardhjen masive në qendrën sportive Kovilovu, ku do të duhej të zhvillohej ndeshja.
Hendbollistet e reja serbe dhe kosovare do të duhej ta zhvillonin ndeshjen sot me fillim nga ora 16:00 në qendrën sportive Kovilovo.
Serbia është nikoqire e grupit kualifikues për Botëror, në cilin përveç Kosovës dhe Serbisë, janë edhe Norvegjia dhe Sllovakia.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail