Liverpuli dhe Barcelona para plasimit në gjysmëfinalen e LK

Liverpul, 5 prill 2018 (MIA) - Ekipi i Liverpulit tregoi se po kthehet drejtë viteve të veta më të mira në Evropë dhe shënoi fitore mbresëlënëse me 3:0 në ndeshjen e parë kundër Mançester Sitit nga çerekfinalja në Ligën e Kampionëve.
"Të kuqët" luajtën jashtëzakonisht mirë në gjysmën e parë në të cilën u shënuan të tre golat. Mohamed Sllah e hapi rezultatin në minutën e 12-të, pastaj Aleks Okselid-Çembrelen shënoi në minutën e 21-të me goditje të mirë nga largësia, ndërsa Sadio Mane ishte autor i golit të tretë në minutën e 31-të.
Kështu nikoqirët nga "Enfild" kanë përparësi të shkëlqyer para revanshit, por humbën yllin e tyre. Mohamed Sallah e braktisi ndeshjen në gjysmën e dytë, pasi nuk dihet sa është serioz lëndimi i tij.
Barcelona megjithatë e fitoi Romën me 4:1 në duelin e luajtur në "Kamp Nou" dhe bindshëm shkon drejtë gjysmëfinales në turneut më prestigjioz evropian të kupës para revanshit në Romë.
Katalonasit e hapën rezultatin në minutën e 38-të, kur Daniele de Rosi shënoi autogol. Në minutën e 55-të Barca shënoi përsëri, me autogol të ri, akt i Kostas Maolas. Katër minuta më vonë, Zherar Pike e bëri rezultatin 3:0.
Dhjetë minuta para fundit, sulmuesi i "ujqve", Edin Xheko për shkurt e ktheu pasigurinë, por Luis Suarez shpejtë e ktheu epërsinë me tre gola për katalonasit që duket mjaft solid dhe mund të tregohet si vendimtar për plasimin e tyre mes katër më të mirëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail