Guardiola: Ndjej se nuk ka përfunduar akoma

Liverpul, 5 prill 2018 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola edhe krahas humbjes së lartë nga Liverpuli, është i bindur se asgjë nuk ka përfunduar dhe te ai ka optimizëm rreth fituesit përfundimtar.
"Besoj në ekipin tim edhe krahas negativës së madhe. Këtë sezon shumë herë kemi treguar se mundemi të jemi efikas. Janë edhe 90 minuta. Gjendemi në pozitë të ngjashme si Juventusi. E di se shumica nuk besojnë në kthesë, por unë do të përpiqem ta kthej vetëbesimin te futbollistët. Kam parandjenjë se nuk ka përfunduar", deklaroi profesionistit spanjoll.
Guardiola i kritikoi tifozët e Liverpulit të cilët e sulmuan autobusin e klubit në Siti.
"Këtë nuk e kam pritur nga tifozët e një klubi të madh siç është i Liverpulit. Nuk mund t'i kuptoj situatat e tilla. Shpresoj se nuk do të përsëritet", theksoi Guardiola.
Mançester Siti mbrëmë në ndeshjen me Liverpulin humbi me 3:0 në pjesën e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail