Roma në mënyrë sensacionale e eliminoi Barcelonën, Liverpuli me fitore të dytë ndaj Sitit

Romë, 11 prill 2018 (MIA) - Roma e ka bërë befasinë më të madhe në Ligën e kampionëve këtë vit, pasi mbrëmë e fitoi Barcelonën me 3:0 në revanshin e çerekfinales së Ligës së kampionëve dhe për shkak të golit si mysafir (1:4) i eliminoi katalanasit.
Barcelona tashmë tre vite me radhë eliminohet në këtë fazë të turnirit më prestigjioz në futboll në Kontinentin e vjetër.
Edin Xheko e hapi rezultatin në minutën e gjashtë, Daniele De Rosi e dyfishoi epërsinë në minutën e 58-të nga penaltia, ndërsa Kostas Manolas u shndërrua në hero të madh, pasi që e shënoi golin e tretë në minutën e 82-të.
Ndërkaq, ekipi i Liverpulit për herë të dytë e fitoi Mançester Sitin, kësaj radhe me 2:1 në ndeshjen kthyese në "Etihad" dhe me rezultat të përgjithshëm 5:1 i eliminoi "qytetarët". Lojtarët e Pep Guardiolës kishin detyrë të rëndë që të përmbysin rezultatin 0:3 nga ndeshja e parë në "Enfild" javën e kaluar.
Takimi filloi shkëlqyeshëm për vendasit dhe Gabriel Zhezus e hapi rezultatin që në minutën e dytë. Mohamed Salah megjithatë barazoi në minutën e 56-të, ndërsa në të 77-n Roberto Firmino bëri kthesë të plotë.
Momenti kyç në ndeshje ishte siç duket në fund të pjesës së parë, kur gjatë rezultatit 1:0, referi spanjoll Antono Mateu Laos nuk ia pranoi golin e pastër Liroj Sane.
Pas pjesës së parë, menaxheri i Sitit, Guardiola e shprehu zemërimin e tij ndaj bashkëkombasit të tij dhe mori karton të kuq, pas çka pjesën e dytë e përcolli nga tribuna.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail