Rekorde për Sallah dhe Firmino në Premier Ligë

Liverpul, 15 prill 2018 (MIA) - Yjet e Liverpulit, Mohamed Sallah dhe Roberto Firmino kanë vendosur rekord në Premier ligë gjatë fitores ndaj Bornemut me 3:0 në ndeshjen e xhiros së 34.
Njëzet e pesë vjeçari Sallah shënoi gol në minutën e 69-të kundër "vishnjave " dhe u bë afrikani i parë me 30-të gola në suaza të një sezone në elitën angleze. Rekordi i deritanishëm ishte në pronësi të Didie Drogbas (Bregu i Fildishtë), i cili kishte 29 gola në sezonin 2009/10 për Çellsin.
Firmino ishte preciz në minutën e fundit të ndeshjes dhe me 15 gola nga fillimi i kampionatit u bë braziliani i parë me më shumë gola në një sezonë në Premier ligën. Sulmuesi 26 vjeçar i Liverpulit e përmirësoi rekordin e Robinjos, i cili në sezonin 2008/09 shënoi 14 gola për Mançester Sitin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail