Një fitore e ndan Barcelonën nga titulli Barcelonë, 20 prill 2018 (MIA) - Disfata e Atletiko Madridit me 0:3 nga Real Sosiedad tanimë ia humbi shanset e Diego Simeones që ta arrijë liderin e La Ligës - Barcelonën. Tani dallimi midis dy ekipeve është 12 pikë në dobi të katalonasve, por ata janë gjithashtu me një ndeshje më pak. Kjo do të thotë se Barca mundet shumë më shpejtë ta sigurojë titullin në kampionat. Nëse ata fitojnë në pjesëmarrjen tek Deportivo La Korunja më 29 prill, "blaugrana" do të jetë e paarritshme në krye, për shkak se ata kanë epërsi ndaj Atletikos në duelet e drejtpërdrejta. Me zhvillimin e këtillë, Barca do ta pranojë si kampion Real Madridin në "Kamp Nou" në derbin nga xhiroja e 36-të. "Mbretërit" deklaruan se, nëse e bëjnë e këtë, ata nuk do t'i bëjnë pritje nderi në radhë ekipit të Ernesto Valverdes. Sipas programit, Barcelona duhej fillimisht të luajë me Seviljën, por ndeshja midis dy ekipeve nga xhiroja e 34-të u anulua deri më 9 maj, për shkak se këtë fundjavë do të ballafaqohen njëri kundër tjetrit në finalen nga Kupa Mbretërore. Nga fillimi i sezonit, katalonasit ende nuk kanë disfatë në La Liga (25 fitore dhe 8 ndeshje të barazuara).
|