Liverpul me përparësi të madhe në ndeshjen kthyese në Romë

Liverpul, 25 prill 2018 (MIA) - Ekipi i Liverpulit mbrëmë me rezultat të bindshëm 5:2 e mundi Romën në "Enfild Roud" në ndeshjen e parë të gjysmfinales nga Liga e kampionëve.
Mohamed Salah ishte lojtari i ndeshjes, pasi në pjesën e parë shënoi dy gola për Liverpulin, ndërsa në pjesën e dytë asistoi gjatë shënimit të dy golave tjerë.
Në minutën e 36-të Salah e hapi rezultatin, ndërsa para fundit të pjesës së parë sërish ishte i saktë për 2:0.
Në pjesën e dytë Sadio Mane pas asistimit të Salahut në minutën e 56-të e rriti përparësinë në 3:0 për Liverpulin, ndërsa pesë minuta më vonë Salah asistoi edhe për Firminjon për 4:0.
Në minutën e 69-të, Xhejms Milner asistoi nga korneri, ndërsa Firminjo shënoi për 5:0.
Edin Xheko në minutën e 81-të shënoi golin e parë për Romën për 5:1, ndërsa Peroti në minutën e 85-të nga penaltia shënoi për rezultatin përfundimtar 5:2.
Ndeshja kthyese do të luhet më 2 maj, ndërsa sonte luhet ndeshja e parë e gjysmfinales tjetër, Bajern Munih - Real Madrid.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail