Boston kundër Klivlendit sërish në finalen e Lindjes

Boston, 10 maj 2018 (MIA) - Boston u rendit në finalen e Konferencës lindore të NBA, pasi që triumfoi me 114-112 kundër Filadelfisë dhe kështu e fitoi serinë me 4:1 në fitore, edhe pse pa dy yjet e skuadrës Gordon Hejuard dhe Kairi Irving.
Kështu janë kompletuar dy çiftet finaliste në të dy konferencat e NBA. Boston Seltiks do të ketë përballë Klinvlend Kavaliers, në finalen e Konferencës së Lindjes në NBA, ashtu edhe siç ishte parashikuar në fillim të stinorit.
Filadelfia ishte shumë pranë rihapjes së serisë gjysmëfinale të Lindjes ndaj skuadrës më të titulluar të NBA, por Boston arriti të kthehej në lojë në minutën e fundit të takimit.
Filadelfia kryesonin me 4 pikë avantazh deri në një minutë para fundit të takimit por shpërthimi i Bostonit në sekondat e fundit bëri që sfida të shkonte në favor të Seltiks të cilët triumfuan me rezultatin 114:112 dhe tashmë janë në finale, pasi rezultati pas pesë ndeshjesh është 4:1 në favor të Seltiks.
Xhejson Tejtum dhe Xhejlen Braun ishin liderë të Bostonit. Tejtum realizoi 25 pikë ndërsa Braun shtoi 24 të tjera.
Në krahun tjetër Xhoel Embid dhe Dario Shariq realizuan nga 27 pikë secili, por të pamjaftueshme për të mbajtur ekipin e tyre në garë.
Tani radhën e ka Klivland Kavaliers, skuadra që u mori titullin e konferencës vitin e kaluar, ku Seltiks do të kërkojnë të hakmerren nga dita e diel kur do të nisë seria e Finaleve të Konferencës së Lindjes.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail