Tuhel është trajneri i ri i PSZH-së

Paris, 14 maj 2018 (MIA) - Menaxheri gjerman, Tomas Tuhel, është trajneri i ri i Pari Sen Zhermenit, kumtuan nga klubi francez.
Ai sot në Paris nënshkroi marrëveshje dyvjeçare dhe në PSZH do ta zëvendësojë Unai Emerin.
Tuhel dy sezonet e fundit ishte trajner i Borusia Dortmundit, por për shkak të mosmarrëveshjeve me udhëheqësinë e klubit dha dorëheqje vetëm tre ditë pas fitores së Kupës së Gjermanisë.
Përparësia e tij e madhe është ajo që e flet rrjedhshëm gjuhën frënge dhe është ithtar i lojës ofensive, gjë që ka lënë përshtypje tek udhëheqësia e klubit parisien.
PSZH-ja këtë sezon e fitoi titullin në kampionatin francez, por njerëzit e parë të klubit nuk e kanë fshehur zhgënjimin nga plasmani në Ligën e Kampionëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail