Katër ekipe në betejë për kupën e basketbollit në Evropë

Beograd, 18 maj 2018 (MIA) - Katër ekipe të kontinentit të vjetër e merituan të arrijnë deri në fazën finale të betejës për fronin e basketbollit në Evropë.
Turneu i ekipit më prestigjioz - Euroliga këtë javë përfundon me "fajnal for", i cili do të mbahet në kryeqytetin serb Beograd.
Kampioni aktuzal Fenerbahçe, CSKA, Moska, Real Madrid dhe Zhalgiris do të luajnë sot në gjysmëfinale, 18 maj me synimin për finalen e madhe të dielën, 20 maj.
Top 4 këtë sezon në Euroligë e përbëjnë ekipi më i suksesshëm - CSKA Moska, më i miri në mbrojtje - Fenerbahçe, i paparashikueshmi Zhalgiris dhe përbërja me, për shumicën basketbollistin më të mirë për këtë sezon, Luka Donçiq - Real Madrid.
Në gjysmëfinalen e parë të Euroligës, Zhangaris dhe Fenerbahçe do të përballen njëri kundër tjetrit nga ora 18. Me fjalë të tjera, mësuesi takohet me nxënësin - Zhelko Obradoviq kundër Sharunas Jasikeviçius. Lituanezi, i cili është trajner aktual i Zhalgaris, tashmë e fitoi titullin si lojtar nën udhëheqje të Obradoviq me Panatinaikos në vitin 2009.
Jasikeviçius e bëri Zhalgirisin befasinë më të madhe këtë sezon në Euroligën për klasifikim në katër të fundit. Vendi i lituanezëve në gjysmëfinale ishte tërësisht i merituar pas fitoreve mbi emrat e mëdhenj - Fenerbahçe, CSKA Moskë, Panatinaikos dhe Olimpijakos në sezonin e rregullt, si dhe suksesi me 3-1 në fitore mbi Olimpijakos në duelin plejof të finales së katërt.
Fenerbahçe përfundoi sezonin e dytë të rregullt të Euroligës dhe e ka eliminuar Baskoninë në finalen e katërt. Gjiganti turk ka armë serioze, me të cilat do të mundohet ta ndërpresë ëndrrën e Zhalgiris. Trajneri Zhelko Obradoviq e din më së miri se si fitohet një trofe i ngjashëm prejse tashmë e ka fituar nëntë herë titullin evropian, ndërsa 42 vjeçari Sharunas Jasikeviçius mezi në sezonin e dytë si trajner ka katër tituj si lojtar.
Ekipet e CSKA Moska dhe Real Madrid do të luajnë në gjysmëfinalen e dytë sonte në orën 21. Dueli do ta përcaktojë finalistin e dytë për sezonin 2017/2018.
Fakt interesant nga ekipi i Realit është se XhejSi Kerol nuk ka humbur pjesëmarrjen në garë për përbërjen në Euroligë nga muaji prill i vitit 2014 dhe ka luajtur 132 ndeshje për ekipin.
Ndeshja për medaljet e bronzta dhe finalen e madhe të Euroligës do të luhen të dielën më 20 maj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail