Shkëndija favorite, Pelisteri dëshiron befasi

Strumicë, 22 maj 2018 (MIA) - Para finales së nesërme të Kupës së Maqedonisë trajnerët dhe kapitenët e finalistëve, Pelisterit nga Manastiri dhe Shëndijës nga Tetova, mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp.
Trajneri i "nikoqirëve", Nexhat Hysein konsideron se Shëndija është favorite e madhe para finales së nesërme.
"Kampioni aktual atë e tregoi edhe përmes kampionatit, ku luajti standard mirë. Kanë një nga ekipet më të mira tashmë një kohë të gjatë në ligën e Maqedonisë dhe pa dyshim janë favoritë. Por, çdoherë favoriti nuk do të thotë se do të fitojë në finalen e kupës. Ne nuk do të vijmë me flamur të bardhë dhe do të ofrojmë rezistencë. Pres ndeshje të mirë, le të fitojë më i miri", tha trajneri i Pelisterit, Nexhat Hysein.
Edhe futbollisti i Pelisterit, Bllagojçe Markovski konsideron se Shkëndija është favorite, por në ndeshjet e kupës ka pasur befasira.
"Shkëndija gjithsesi se është favorite, por shpresoj për rezultat të volitshëm për ne", tha Markovski.
Trajneri i tetovarëve, Qatip Osmani, vlerëson se kupa është më ndryshe se kampionati, sepse luhet vetëm një ndeshje.
"Ne shumë seriozisht e kuptojmë këtë ndeshje dhe me siguri që dëshirojmë fitore dhe ta fitojmë kupën" , tha trajneri i Shkëndijës, Osmani.
Kapiteni i Shkëndijës , Ferhat Asani, e ndan mendimin me trajnerin e tij.
"Qëllimi ynë është këtë sezon të fitojmë dy trofe. Njërin e fituam, ndërsa nesër mbrëma dëshirojmë ta fitojmë të dytin. Për herë të parë në historinë e klubit duam dy titujt t'i sjellim në Tetovë", tha kapiteni Fehrat Asani.
Finalja e 26-të e kupës së futbollit të Maqedonisë luhet nesër mbrëma në Stadiumin e qytetit "Mlladost" në Strumicë me fillim në orën 20.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail