Golden Stejt pëson humbje kundër Hjustonit në Oakland

Oakland, 23 maj 2018 (MIA) - Mbrëmë është luajtur ndeshja e vetme e finales së serisë së playoff në Konferencën Perëndimore.
Kampioni aktual i NBA-së, Golden Stejt Uarriors ka pësuar humbje të papritur para shikuesve të vetë kundër Hjuston Rokets.
Basketbollistët e kësaj të fundit arritën të triumfojnë me rezultat 95-92, në saje të mbrojtjes së fortë dhe efikasitetit në fazën e sulmit.
Në fakt, periudha e katërt ishte vendimtare për "raketat" pasi që arritën të përmbysin disavantazhin prej dhjetë pikëve dhe të barazojnë numrin e fitoreve, përkatësisht secila nga dy sosh.
Xhejms Harden ishte basketbollisti më efikas te ekipi fitues me 30 pikë, i cili u ndihmua edhe nga Kris Paul me 27 sosh.
Stef Kari ishte më i miri te vendasit me 28 pikë, një më pak e realizoi Kevin Durant, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen e radhës.
Theksojmë se skuadra që arrin katër fitore do të sigurojë një biletë për në finalen e madhe, ku çifti tjetër gjysmëfinalist përbëhet nga Kleveland Kavaliers dhe Boston Seltiks.
Ndryshe, theksojmë se takimi i pestë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet të premten, transmeton Telegrafi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail