Ozil është lënduar, i pasigurt për Kampionatin Botëror

Berlin, 7 qershor 2018 (MIA) - Futbollisti gjerman, Mesut Ozil e ka lënduar gjurin dhe është i pasigurt për ndeshjet e Mundialit në Rusi, njoftoi "Bild".
Ozil është një prej lojtarëve më të rëndësishëm për klubin gjerman dhe eventualisht mungesa e tij në Kampionatin Botëror do të paraqesë handikap të madh për Gjermaninë.
Anëtari i Arsenalit nuk stërvitet tani më katër ditë, ndërsa kumtesa zyrtare nga kampi i kampionit aktual botëror është se ai ka probleme me kurrizin. Megjithatë "Bild" erdhi deri në informacione se bëhet fjalë për gjurin dhe se lëndimi është serioz.
Ozil është në kombëtare që nga viti 2009 dhe deri më tani ka pasur 90 ndeshje për ekipin kombëtar dhe ka shënuar 23 gola.
Gjermania do të luajë në Botëror në F-grupin me seleksionet e Meksikës, Suedisë dhe Koresë Jugore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail