Zidan: Nuk u largova nga Reali që të bëhem seleksionues i Francës

Paris, 12 qershor 2018 (MIA) - Ish trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan deklaroi se nuk do ta udhëheq ekipin kombëtar të Francës.
Paraprakisht në media ka pasur informata se ai do të mund të bëhet seleksionuesi i ri i "trikolorëve".
"Më me rëndësi është të përkrahet ekipi francez. U largova nga Reali që të pushoj, e jo të bëhem seleksionues i Francës. Të gjithë ne dëshirojmë që ekipi ynë ta fitojë titullin e dytë kampion i botës.
Zidan pranoi se ende nuk ka vendosur se çka do të bëjë në të ardhmen.
"Siç thash, së pari të pushoj mirë, e pastaj do të shoh se çka do të ndodh. Tani për tani nuk di asgjë", shtoi strategu francez.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail