Një ditë para fillimit të Botërorit, Spanja shkarkon Lopeteguin

Soçi, 13 qershor 2018 (MIA) - Një ditë para se të fillojë kampionati botëror në Rusi, Federata e Futbollit të Spanjës ka shkarkuar trajnerin, i cili dje nënshkroi kontratë me Real Madridin.
Kështu kumtoi Federata spanjolle, e cila ndihet e zhgënjyer me veprimin e strategut, duke arritur marrëveshje pa dijeninë e tyre me klubin madrilen.
"Ne nuk ndjehemi të tradhtuar, por problemi është se si kanë rrjedhur gjërat duke neglizhuar krejtësisht Federatën spanjolle të Futbollit. Kjo është diçka që nuk mund të tolerohet. Ne e falënderojmë Julenin për gjithçka që ka bërë, sepse ai është një nga njerëzit më meritor për pjesëmarrjen në botërorin e Rusisë, por ne jemi të detyruar ta shkarkojmë atë. Duhet të japim një mesazh të qartë për të gjithë punonjësit e Federatës spanjolle se ka disa forma të veprimit që duhet të përmbushen dhe nuk duhet të shkelen”, tha zyrtari i Federatës së Spanjës, Luis Rubiales.
Spanja gjendet në grupin B së bashku me Portugalinë, me të cilën do të luajë të premten (15 qershor), Marokun dhe Iranin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail