KB 2018: Gjermania dhe Brazili startojnë në mundialin kundër rivalëve jo të lehtë

Rostov, 17 qershor 2018 (MIA) - Në ditën e katërt të programit të Mundialit në Rusi, do t'i ndjekim duelet e kampionëve të mëparshëm botërorë Gjermania dhe Brazili, të cilët në ndeshjet e tyre të para do të dalin kundër kundërshtarëve të tyre, me të cilët do të luftojnë për të kaluar në fazën e ardhshme - Meksiko dhe Zvicra.
Ditën e hapin të parët, fqinjët tanë veriorë Serbia, të cilët në "Kosmos Arenën" në Samara do të luajnë kundër Kostarikës në ndeshjen e grupit "E".

Kostarika - Serbia (ora 14)
Ekipet e Kostarikës dhe Serbisë e nisin pjesëmarrjen e tyre në Kampionatin Botëror. "Shqiponjat" kthehen në Kampionatin botëror pas tetë vjet mungesë. Ekipi ka ambicie të paraqitet me dinjitetin në Rusi, për atë arsye ata duhet të marrin tre pikë kundër reprezentacionit të Kostarikës.
Kostarika nuk luajti shumë mirë në ndeshjet kontrolluese para Botërorit. Përzgjedhësit e Oskar Ramirez lejuan dy humbje të pakëndshme me 0:2 nga Anglia dhe me 1:4 nga Belgjika, dhe trajneri duhet të gjejë formulën e vërtetë për të kundërshtuar rivalët më të fuqishëm të grupit, ku janë Brazili dhe Zvicra.
Gjermania - Meksiko (ora 17)
Kampioni Botëror nga viti 2014 në start do të ketë një rival shumë të vështirë përballë Meksikës. "Pancirët" shpresojnë se do ta fillojnë mbrojtjen e titullit me fitore, por do të duhet seriozisht të mundohen për të arritur këtë detyrë.
Do të jetë shumë interesant për të parë se si Gjermania do të duket sot në ndeshjen e parë. Grupi i Bundesekipit aspak nuk është i lehtë, me Suedinë dhe Korenë e Jugut në të. Për atë arsye është shumë me rëndësi që lojtarët e Lev të fillojnë me fitore dhe ta lehtësojnë detyrën për t'u kualifikuar për në të tetën e finales.
Zvicra - Brazili (ora 20)
“Kariokët" janë përcaktuar nga më shumë specialistë si favorit të mëdhenj të KB 2018. Tani, megjithatë, ata duhet t'i arsyetojnë pritjet me punën e tyre në terren dhe të fillojnë me fitore në ndeshjen e parë kundër Zvicrës.
Ekipi i Zvicrës nuk duhet të jetë i nënvlerësuar. "Kryqtarët" janë radhitur në Kampionatin e tyre të 7-të Botëror dhe çdoherë kur marrin pjesë, ata dalin nga grupi i tyre. Edhe pse pa shumë yje, trajneri Vlladimir Petkoviç ka një ekip të mirë të lojtarëve të cilët luajnë në skuadra nga kampionate të mëdha evropiane. Yje të mëdhenj në ekip janë Xherdan Shaqiri, Stefan Luhtenshtajner, Granit Xhaka dhe Valon Behrami, të cilët do të duhet të mbajnë ekipin në shpinë të tyre.
Brazili tradicionalisht e filloi pjesëmarrjen e fuqishme në kampionatet botërore. Amerikanët e Jugut nuk e kanë humbur ndeshjen e parë nga viti 1934, pasi kanë shënuar 16 fitore në gjithsej 20 ndeshje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail