KB 2018: Brazili i favorizuar luajti baraz me Zvicrën

Rostov, 17 qershor (MIA) - Brazili dhe Zvicra luajtën një ndeshje fantastike në Rostov Arena, e cila ka përfunduar me rezultat të barabartë (1:1).
Skuadra helvetike, që përfaqësohej nga katër shqiptarë, e nisi shumë më mirë ndeshjen, mirëpo me kalimin e minutave, Selecao e mori lojën nën kontroll.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 20-të përmes një goditjeje të pandalshme të Filipe Kutinjos.
Deri në fund të pjesës së parë, brazilianët luajtën më mirë, mirëpo nuk ia dolën ta mposhtin sërish mbrojtjen zvicerane.
Pesë minuta brenda gjysmës së dytë, rezultati u barazua. Një harkim fantastik nga Xherdan Shaqiri e priti në zonë Steven Zuber, për të shënuar me kokë (50′).
Minutat në vazhdim ishin mjaft dinamike dhe ekipet zhvillonin lojë të hapur duke rrezikuar herë njëra e herë skuadra tjetër. Brazilianët ishin shumë më të rrezikshëm, por nuk ia dolën të shënonin.
Pas xhiros së parë, Brazili dhe Zvicra kanë nga një pikë dhe ndodhen prapa Serbisë, që e kryeson Grupin E me tri pikë, pas fitores ndaj Kosta Rikës me rezultatin 1.0.
Ndeshja e ardhshme e Zvicrës është kundër Serbisë, ndërsa Brazili luan ndaj Kosta Rikës.
Paraprakisht, në Grupin F, Meksika ishte më e mirë se Gjermania e favorizuar me rezultatin 1:0.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail