KB 2018: Japonia filloi me fitore befasuese ndaj Kolumbisë

Saransk, 19 qershor 2018 (MIA) - Reprezentacioni i Japonisë shënoi fitore mjaft bindëse me rezultat 2:1 ndaj favoritit, Kolumbisë në ndeshjen e parë për të dy ekipet në Mundialin në Rusi.
Ndeshja u luajt në stadiumin "Mordovia Arena" në Saransk, ndërsa amerikanojugorët e luajtën pothuiajse tërë ndeshjen me një lojtar më pak, pasi që në minutën e katërt karlos Sançez u largua për shkak të lojës me dorë në gjashtëmbëdhjetëmetërsh.
Ai bëri penalti, që u realizua nga Kagava, ndërsa me ekzekutim të shkëlqyeshëm nga faulli, Kintero barazoi në minutën e 39-të të ndeshjes.
Fitoren për "samurajët" e soli Osaka në minutëpn e 72-të, kur e shënoi golin fitimtar me kokë.
Pas kësaj ndeshje, Japonia është lidere në grupin H, në të cilin janë edhe Polonia dhe Senegali, ndeshjae të cilave fillon në orën 17:00.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail