KB 2018: Mbape i solli fitore të re Francës

Ekaterinburg, 21 qershor 2018 (MIA) - Reprezentacioni i Francës nuk impresionoi me lojën e vet dhe në ndeshjen e dytë të Mundialit në Rusi, por i siguroi vetes vend në të tetën e finales.
Kësaj radhe "gjelat" e mposhtën ekipin liftarak të Perusë me rezultat 1:0 dhe me 6 pikë në tabelë sigurisht do të plasohen në fazën eeliminimeve. Jugamerikanët ndërkaq nuk vazhdojnë më tutje pas dy humbjeve deri më tani.
Kilian Mbape e realizoi golin e vetëm në Ekaterinburg pasi që sihte preciz në minutën e 34-t. Evropianët luajtën fuqishëm në pjesën e parë, por më pas ia lëshuan iniciativën kundërshtarit dhe madje patën fat, sepse "inkët" goditën pengesën, ndërsa patën edhe disa gjasa të mira. Përveç kësaj, peruanët lëshuan një mundësi 10-përqindëshe që gjatë rezultatit 0:0.
Në ndeshjen e dytë në grup më herët gjatë ditës Danimarka dhe Australia luajtën 1:1, që është epilog pozitiv për skandinavët. Ata tashmë kanë 4 pikë, përderisa australianët kanë një pikë.
Në xhiron e fundit "kangurët" duhet të luajnë kundër Perusë, ndërsa në të njejtën kohë Franca duhet ta mposhtë "dinamitin e kuq".
Gjatë numrit të njejtë të pikëve, së pari shihet dallimi në gola.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail