KB 2018: Belgjika me gol në sekondat e fundit kundër Japonisë në çerekfinale

Rostov në Don, 3 korrik 2018 (MIA) - Belgjika me kthesë dhe me gol në sekondat e fundit të kohës shtesë e mundi Japoninë me rezultat 3:2 në ndeshje të një të tetës së finales në Kampionatin botëror në Rusi.
Edhe pse Belgjika ka pasur rol të favoritit në këtë ndeshje, megjithatë më rëndë seç është pritur arriti në çerekfinale.
Në pjeësn e parë nuk ka pasur gola, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Japonia e shokoi Belgjikën me dy gola të shpejtë përmes Genki Haraguçit në minutën e 48-të dhe Takashi Inuit katër minuta më vonë.
Deri në fund të ndeshjes belgët u konsoliduan dhe e kanë rritur presionin ndaj golit të Japonisë, ndërsa pas disa tentimeve të pasuksesshme, në minutën e 69-të Jan Vertongen e zvogëloi diferencën për 2:1. Pesë minuta më vonë pas një asisti të lojtarit më të mirë belg Eden Hazard, barazoi Felaini dhe kështu e ktheu Belgjikën në lojë.
Në sekondat e fundit të ndeshjes Naser Çadli shënoi gol për fitore dhe rezultat përfundimtar 3:2.
Belgjika në çerekfinale do të luajë kundër Brazilit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail