Azar: Mbape tashmë e meritoi "Këpucën e artë"

Moskë, 9 korrik 2018 (MIA) - Reprezentuesi belg, Eden Azar e lavdëroi sulmuesin e Francës, Kilian Mbape, i cili është një ndër më meritorët që reprezentacioni i tij u gjend në mesin e gjysmëfinalistëve në Kampionatin botëror të futbollit.
Azar konsideron se Mbape e meriton çmimin "Këpuca e artë" e cila i ndahet futbollistit më të mirë të Mundialit.
"Disa herë bisedova me Mbapen në telefon. Ai më tha se në fëmijëri më ka shikuar si luaj. Ndërsa tani unë e shikoj atë si luan. E respektoj për atë që e tregon në 19 vitet e tij. Për futbollin bashkëkohor kjo është e paparë. Ai është fitues potencial i 'Këpucës së artë', ndërsa sipas mendimit tim, që tani ai tashmë e meriton atë mirënjohje", deklaroi Azar.
Franca dhe Belgjika nesër do të takohen në gjysmëfinalen e parë të KB në Rusi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail