Osmani: Dëshiroj fitore pa marrë gol në portën tonë

Shkup, 9 korrik 2018 (MIA) -Trajneri i Shkëndisë, Qatip Osmani, në prag të ndeshjes së nesërme me TNS në xhiron e parë nga kualifikimet në Ligën e Kampionëve, dëshiroi triumf pa marrë gol.
"Të përgatitur e presim ndeshjen dhe jam optimist sipas asaj që është treguar në periudhën përgatitore në trajnime dhe ndeshjet kontrolluese. Na pret ndeshje me kundërshtar i cili ka mjaft përvojë në euro-kupat dhe për këtë e respektoj rivalin tonë. Aspak nuk duhet të relaksohemi. Dëshirojë të fitojmë me dallim sa më të madh pa marrë gol", tha Osmani në konferencën e sotme për media.
Kampioni i Maqedonisë do të jetë pa njërin prej më të mirëve në sezonin e kaluar, futbollistin Ferhan Hasani, vendin e të cilit në ekip do ta marrë Emini. Sa i përket buletinit shëndetësor, trajneri tha se Besart Ibraimi ka lëndim të vogël, por me siguri do të jetë në dispozicion.
Kapiten i ri i tetovarëve do të jetë Armend Alimi.
"Të mbahet shiriti i kapitenit të Shkëndisë është nder. Secili prej kolegëve të mi e meriton që ta mbajë. Në emër të gjithë lojtarëve mund të premtoj një luftim maksimal", theksoi Alimi.
Ndeshja Shkendia - TNS do të luhet nesër mbrëma prej orës 20 në stadiumin "Filipi i Dytë" në Shkup.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail