KB 2018: De Bruin nuk mendon për trofeun

Shën Petërburg, 10 korrik 2018 (MIA) - Në prag të ndeshjes së gjysmëfinales kundër Francës në Kampionatit Botëror të Futbollit, përfaqësuesi i Belgjikës, Kevin de Bruin, thotë se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë tërësisht të përqendruar në ndeshjen dhe nuk mendojnë për trofeun.
"E dimë se tifozët tanë presin shumë prej nesh. Kemi atmosferë të unifikuar në ekip, ndërsa klasi i lojtarëve dhe niveli i personelit të trajnerëve na lejojnë të luftojmë për vendet më të larta. Nuk duam të bisedojmë për fitimin e Kampionatit Botëror. Ne po përpiqemi të koncentrohemi prej ndeshjes në ndeshje dhe ta shmangim euforinë. Por ne jemi të vendosur të fitojmë në çdo duel dhe ta arrijmë rezultatin e mundur maksimal" thotë de Bruin.
Gjysmëfinalja e parë e Mundialit në Rusi luhet sonte në Shën Petërburg me fillim në orën 20.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail