KB 2018: Franca, finalistja e parë

Sankt Petersburg, 11 korrik 2018 (MIA) - Franca është finalistja e parë e Kampionatit botëror në Rusi, pasi që dje në Sankt Petersburg me rezultat minimal 1:0 e mposhti Belgjikën.
Në pjesën e parë të lojës, belgët patën kontroll më të madh në terren dhe i bënë presion më të fuqishëm portës franceze, por megjithatë edhe krahas gjasave në të dy anët pjesa e parë përfundoi pa gola.
Në fillim të pjesës së dytë Samuel Umtiti i solli fitore Francës me golin e shënuar në minutën e 51-të.
Belgjika tentoi, por nuk arriti deri në fund të lojës të arrijë gol barazues.
Finalistja e dytë do të dihet pas ndeshjes mes Anglisë dhe Kroacisë, që do të luhet sonte prej orës 20:00 në Moskë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail