Shkëndija e deklason TNS e Uellsit

Shkup, 10 korrik 2018 (MIA) - Kampioni i Maqedonisë Shkëndija me rezultat 5:0 e mposhti TNS Uellsit në ndeshjen e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve, që u zhvillua mbrëmë në Shkup.

Shkëndija që në minutën e 14-të nga takimi me golin e Izair Eminit erdhi në epërsi prej 1:0. Në minutën e 38-të, Besart Ibraimi gjuajti në mënyrë precize prej 15 metrash dhe e rriti epërsinë në 2:0, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë. Ibraimi në pjesën e dytë për 13-të minuta i shënoi edhe tre gola dhe e rriti epërsinë në 5:0. Në minutën e 53-të ishte i saktë për epërsi prej tre golash dalllim, në minutën e 60-të shënoi prej një gjuajtje të lirë për rezultat 4:0 dhe gjashtë minuta më vonë e shënoi golin e tij të katërt në ndeshje për rezultatin përfundimtar 5:0.
Në tribunat ishin të pranishëm rreth dy mijë shikues, ndërsa rreth "Telekom Arenës" mund të vërehej siguri e shtuar policore.
Revanshi në Uells është caktuar për më 17 korrik me fillim prej orës 20.
Shkëndija nëse e kalon këtë xhiro në atë të radhës do të takohet me më të mirin e ndeshjes midis Torpedo Kutaishi (Gjeorgji) dhe Sherif Tiraspol (Molldavi).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail