Rinovohet stadiumi "Vëllazërimi" në Kërçovë

Kërçovë, 11 qershor 2018 (MIA) - Filloi rinovimi i stadiumit "Vëllazërimi" në Kërçovë i cili ishte nën ujë pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut pranveror.
I gjithë inventari u shkatërrua dhe për këtë arsye ekipi i futbollit të "Vëllazërimit" u detyrua disa ndeshje t'i luajë si nikoqir në stadiumin e qytetit në Kërçovë.
Federata e futbollit të Maqedonisë vendosi të ndihmojë klubin e futbollit "Vëllazërimi". Së pari filluan punimet në drenazhin e stadiumit në katër anët e terrenit.
Sekretari i klubit të futbollit "Vëllazërimi", Arian Imeri u shpreh i kënaqur nga ndihma e FFM-së e cila filloi të realizohet.
"Fillimisht është paraparë të punohet në drenazhin e terrenit, ndërsa më pas do të vijojë rikonstruksioni i dhomave për veshje të stadiumit si dhe furnizimi i inventarit të nevojshëm me vlerë prej rreth 35.000 eurosh, ku do të ndërtohen edhe katet e sipërme të këtij objekti", tha Imeri.
Ndryshe, më parë FFM-ja e rinovoi edhe stadiumin e qytetit në Kërçovë gjegjësisht dhomat e veshjes në këtë objekt.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail