KB 2018: Zhduket tifozi anglez, policia i kontrollon informacionet

Moskë, 12 korrik 2018 (MIA) - Tifozi anglez Dagllas Moreton, u zhduk në Rusi gjatë Kampionatit Botëror të vitit 2018. Të afërmit nuk mund ta gjejnë.
Personi për herë të fundit është parë në Samara më 6 korrik. Pas kësaj, ai nuk gjendet në dispozicion për komunikim, por është përdorur kartela e tij kreditore në Moskë.
Sipas Rojters, tifozi ka shkuar në ndeshjen e çerekfinales që Anglia ka luajtur kundër Suedisë (2:0).
Një përfaqësues i Ambasadës Britanike në Moskë e konfirmoi këtë informacion dhe apeloi për zbatim të ligjit.
Në të njëjtën kohë, policia nuk ka marrë asnjë deklaratë për humbjen e tifozit dhe i kontrollon informacionet.
"Autoritetet nuk kanë marrë deklaratë për tifozin e zhdukur të Anglisë dhe i kontrollojnë informacionet të publikuara në media", tha përfaqësues i policisë në rajonin e Samara.
Kampionati Botëror në Rusi luhet nga 14 qershori deri më 15 korrik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail