Shkupi humbi nga Glasgou Renxhers

Glasgou, 13 korrik 2018 (MIA) - Shkupi me humbje prej 2:0 si mysafir në Glasgou Renxhers e filloi xhiron kualifikuese hyrëse në Ligën e Evropës.
Para më shumë se 50.000 shikuesve ekipi i Stiven Xherard e shfrytëzoi terrenin vendor dhe i solli epërsi ekipit me golin e Xhejmi Marfit në minutën e 23-të.
Renxhers në përfundimin e ndeshjes me gol prej penaltisë e rriti epërsinë me 2:0. Penaltinë në minutën e 92-të me sukses e realizoi Xhejms Tavernie.
Përveç në njëzet minutat e para, futbollistët e Shkupit nuk arritën më seriozisht t'i kanosen me gol nikoqirit gjatë tërë ndeshjes. Në minutën e 14-të ekipi i Maqedonisë mundej të arrinte epërsi, por Bllagoja Lamçevski ishte i pasaktë dhe nuk e qëlloi golin kundërshtar.
Në pjesën tjetër Renxhers i kishte iniciativat dhe kontrollin në terren.
Për Stiven Xherardin legjendar kjo ndeshje ishte debi zyrtare për ekipin e Skocisë.
Revanshi luhet në Shkup.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail