Moskë, 15 korrik 2018 (MIA) - Franca është kampionia e re e botës në futboll, pasi triumfoi bindshëm 4-2 në finalen e "Luzhnikit" në Moskë ndaj Kroacisë.
Edhe pse ishin në disavantazh thuajse gjatë gjithë kohës, madje në një moment Franca ishte në avantazhin e 3 golave, kroatët kurrë nuk u dorëzuan në këtë finale, duke besuar deri në fund, i cili bëri që të largohen me kokën lartë dhe vendin e dytë në botëror.
Goloat për Francën i shënuan Mario Manxhukiq (autogol minuta e 18-të), Antoan Grizman (Penallti minuta 38) Pol Pogba (minuta 59) dhe Kilijan Mbape (minuta 65).
Për Kroacinë shënoi Ivan Pereshiq (minuta 28 ) dhe Mario Manxhukiq (69).
Ndërsa tashmë Kupa e Botës është në duart e francezëve për të dytën e herë në histori. Triumfi i parë i tyre ishte 20 vite më parë, në Botërorin e shtëpisë për ta.
Kampionati Botëror në Rusi u mbajt prej 14 qershorit deri më sot. Kampionati i ardhshëm do të mbahet në Katar në vitin 2022.